NUREDINI: UNESCO ka njohur pyjet e ahut të Përroit të Thellë si pasuri botërore transnacionale

Vendi ynë fitoi një zonë të re të njohur nga UNESCO si një pasuri botërore natyrore, pyjet e ahut të Përroit të Thellë si pjesë e Parkut Kombëtarë Mavrova.  Gjegjësisht, lokaliteti Përroi i Thellë i masivit malor të Korabit me pyje të ahut të paprekura që karakterizohen me procese natyrore që janë thuajse të paprekura nga njeriu në 100 vitet e fundit njihet si pasuri botërore natyrore e UNESCO-s së pyjeve të ahut antik dhe të lashtë të Karpateve dhe rajoneve të tjera në Europë.   Vendimi për zgjerimin e vendbanimit ekzistues transnacional natyror të pyjeve të ahut në Evropë, u mor nga Komiteti i UNESCO-s e solli në seancën e djeshme të 44-të, të kryesuar  nga Fuzhou (Kinë).   Nominimi u inicua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrja Publike Parku Kombëtar Mavrovë, dhe është përgatitur me mbështetjen e Institutit të ekologjisë nga Klagenfurt, Austria dhe ekspertët ndërkombëtarë.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…