Nuredini: Vazhdon bashkëpunimi me Çekinë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së vlerave natyrore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim përshëndetës me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, shkelqësia e tij, Miroslav Toman. Në takim u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit, si dhe interesi për thellimin e tij me përkushtim të theksuar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së natyrës. Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave natyrore, si një ndër prioritetet kyçe të MMJPH-së, e me këtë edhe potencialin e madh për mbrojtje, është iniciuar një aktivitet i përbashkët për shënimin e shtigjeve alpinistike në malin Sharr, që me shpalljen e fundit është parku kombëtar më i ri në vend.  

 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…