Nuredini: Vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë do të fitojnë rrjet të kanalizimeve

Sot, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Komunës së Bogovinës dhe përfaqësuesit e kontraktorëve të zgjedhur dhe mbikëqyrjes, në Kamjan, mbajtën një takim për fillimin e punimeve të projektit për Ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë në komunën e Bogovinës.Projekti që do të sigurojë një sistem për bartjen e ujërave të ndotura komunale për të dy vendbanimet është projektuar si një aktivitet trevjeçar.Në vendbanimin Kamjan, rrjeti i kanalizimeve do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km. Vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 123 milionë denarë..Rrjeti i kanalizimeve në vendbanimin Bogovinë do të mbulojë 85 krahë me një gjatësi totale prej 28 km, dhe vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 143 milion denarë. Në takim u dakorduan që të përgatitet një Plan Dinamik brenda 15 ditëve sipas të cilit do të realizohen punimet e ndërtimit.Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…