Nuredini: Zbatimi i përkushtuar i Konventave të Bazelit, Roterdamit dhe Stokholmit do të trajtojë tre krizat mjedisore planetare – humbjen biologjike, ndryshimet klimatike dhe ndotjen

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të Konferencës së Palëve (COP) të Konventës së Bazelit, Roterdamit dhe Stokholmit, i lidhur ngushtë me Takimin Ndërkombëtar për Mjedisin Jetësor Stokholm +50.Nën moton “Marrëveshja globale për një planet të shëndetshëm: Menaxhimi i mirë i kimikateve dhe mbeturinave”, segmenti i nivelit të lartë adreson kontributin e tre konventave në trajtimin e krizës mjedisore planetare të trefishtë: humbjen biologjike, ndryshimet klimatike dhe ndotjen”.Ministri Nuredini theksoi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët për forcimin e kontrolleve dhe përmirësimin e menaxhimit të lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme.Mesazhet kryesore të ministrave pjesëmarrës iu drejtuan mundësive për reduktimin e ndotjes, përmes zbatimit të tre konventave; mundësitë që ofron zbatimi i tyre për të ecur drejt menaxhimit të ciklit jetësor të kimikateve dhe mbeturinave dhe mundësitë e hapura nga promovimi i teknologjive të reja dhe të pastra dhe qasja inovative e financimit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…