Nuredini: Zonat e përbashkëta të mbrojtura duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme 

Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministri Nuredini së bashku me kolegët nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morën pjesë në takimin përgatitor për sezonin turistik 2022, që po mbahet dje dhe sot në Përmet dhe Gjirokastër të Shqipërisë. Në takim u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe kulturore, promovimin e turizmit që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore që janë përgjegjësi e përbashkët ndërkufitare.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…