Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministri Nuredini së bashku me kolegët nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morën pjesë në takimin përgatitor për sezonin turistik 2022, që po mbahet dje dhe sot në Përmet dhe Gjirokastër të Shqipërisë. Në takim u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe kulturore, promovimin e turizmit që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore që janë përgjegjësi e përbashkët ndërkufitare.