NUREDINI:Investime kapitale në komunën e Likovës

Dje së bashku me zëvendëskryeminsitrin Artan Grubi dhe Minsitrin Kreshnik Bekteshi ishim në vizitë në Llojan, Sllupçan dhe në Orizare, komuna e Likovës.  Në fshatin Llojan përuruam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit si dhe rekonstruimin e rezervuarit për ujë të pijshëm. Me realizimin e këtij projekti, banorët e Llojanit do të fitojnë rrjet stabil të ujësjellësit dhe ç’do shtëpi do të furnizohet me ujë të pijshëm. Uji është një nevojë themelore e çdo qytetari të këtij vendi, dhe për punën tonë është e domosdoshme sigurimi i kësaj të drejte themelore kushtetuese për të gjithë njerëzit.   Vizita jonë e dytë ishte në Sllupçan të komunës së Likovës ku biseduam për fillimin e projektit për Ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë,  që financohet nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me vlerë prej 27.934.673,00 denarë.  Ndërsa në vendbanimin Orizare, ndoqëm nga afër punimet e realizimit të projektit për rrjetin e ujësjellësit, për realizimin e së cilit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Buxhetin e vitit 2020 siguroi dhe i transferoi komunës mjete në vlerë prej 40.000.000,00 denarë.   Realizimi i suksesshëm i projekteve të tilla thelbësore nuk do mund të bëhet pa bashkëpunimin e qeverisë qëndrore dhe lokale.  Jam i bindur që në muajt e ardhshëm do vazhdohet me projekte të tilla edhe në komuna të tjera sepse uji i pastër i pijshëm dhe asgjësimi i ujërave të zeza komunale janë thelbi i një jete cilësore dhe një mjedisi të pastër.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…