Osmani hap mbledhjen e Drejtorëve politik të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi takimin e Drejtorëve të sigurisë politike nga Ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s,cili për herë të parë mbahet në Maqedoninë e Veriut. Ministri Osmani iu referua situatës politike dhe sfidave të sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, si dhe nevojës për forcimin e mëtejshëm tëbashkëpunimit dhe prezencës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë. “Mungesa e një perspektive kredibile evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor mund të ketë një sërë pasojash negative, veçanërisht në aspektin e stabilitetit rajonal. Prandaj, përshpejtimi i proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe qasja e konsoliduar e NATO-s dhe BE-së në rajon është mjeti më i mirë për tejkalimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e proceseve demokratike në rajonin tonë”, – theksoi Osmani.Në kontekst të situatës aktuale të sigurisë, ministri Osmani theksoi sfidat me të cilat ballafaqohet zona euroatlantike dhe mënyrën e reflektimit të tyre në Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, i cili pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid. Mbajtja e takimit në Shkup është një tjetër dëshmi e rëndësisë së Ballkanit Perëndimor, si rajon strategjik për NATO-n, por edhe i kredibilitetit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e Aleancës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…