Osmani: Aksion i Koordinuar dhe solidaritet është çelësi për kapërcimin e krizës të shkaktuar nga Covid-19

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, organizoi brifing të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe me përfaqësuesit e të gjitha përfaqësive diplomatiko – konsullore dhe misionet e akredituara në Shkup.Qëllimi i brifingut ishte që të informohen ambasadorët për gjendjen epidemiologjike shëndetësore në shtet, por njëherësh edhe për pakot e ndryshme të masave të cilat ndërmori Qeveria për ballafaqimin me pandeminë.“Ministria për Punë të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me qeveritë e të gjitha vendeve dhe me përfaqësuesit e tyre të akredituar në vend dhe mbetemi në dispozicion si shtyllë kryesore me qëllim informimin në kohë dhe të saktë për gjendjen me Covid-19 në vend”, theksoi Osmani.“Në veçanti i jemi mirënjohës vendeve për demonstrimin e unitetit si akt i solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, sepse pandemia na ka mësuar se në këtë kohë duhet më shumë integrim sesa izolim dhe se vetëm përmes aksioneve të koordinuara do të dalim më të fortë dhe rezistues të këtij kërcënimi global”, tha Osmani.Ministri i Shëndetësisë Filipçe informoi Ambasadorët detajisht për ngjarjet e fundit në ballafaqimin me Covid-19, masat që ka marr Qeveria për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve, si dhe planet e mëtejme për përballjen me sfidat e shkaktuara nga pandemia. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…