Osmani: Arritëm ta vendosim vendin në piedestalin e skenës ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot me rastin e shënimit të 29 Prillit, Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pres konferencë i numëroi arritjet kryesore të diplomacisë gjatë katër viteve të fundit. Në 55 vite, apo më shumë se gjysmë shekulli të themelimit dhe zhvillimit të shërbimit diplomatik, Osmani theksoi angazhimin e fuqishëm dhe përpjekjen e pa hamendshme të diplomatëve për kontribut maksimal në ndërtimin e vendit tonë si vend i hapur, me kulturë të pasur dhe shoqëri të zhvilluar dhe pluraliste. Njëherit ai potencoi se sukses i vërtetë është etablimi i shtetit në skenën ndërkombëtare si një vend bashkëkohor dhe stabil, një model i suksesshëm dhe një demokraci funksionale multietnike, anëtar i të gjitha organizatave të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, një vend që respekton standardet dhe rregullat ndërkombëtare dhe një vend që i ndihmon vendet e tjera sipas nevojës.

“Në katër vitet e fundit kemi bërë shumë, si në lidhje me përmbushjen e prioriteteve kryesore strategjike në politikën e jashtme, ashtu edhe në lidhje me realizimin e projekteve dhe nismave të reja dhe me krenari mund të konkludoj se pavarësisht kushtëzimit nga ngjarjet e komplikuara rajonale dhe ndërkombëtare, kemi arritur ta vendosim Maqedoninë e Veriut në piedestal të skenës ndërkombëtare si fakor aktiv dhe i besueshëm në kuadrin global”, tha Osmani.

Ndër të arriturat kryesore, Osmani i veçoi: Fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së; Dialogun Strategjik me SHBA-në; Mbështetjen e Ukrainës; Pjesëmarrjen e përbashkët me aleatët në misionet e udhëhequra nga NATO-ja përgjatë Krahut Lindor të Aleancës, në kuadër të pranisë së shtuar në Letoni, Rumani dhe Bullgari.

“Kemi bërë ndryshime të dukshme në kuadrin rajonal, duke u dëshmuar si një lider rajonal në promovimin e politikës së fqinjësisë së mirë, duke gjetur zgjidhje për çështjet e hapura dypalëshe dhe duke promovuar stabilitetin në rajon. Si një vlerë e veçantë e shtuar për promovimin e shtetit në skenën ndërkombëtare dhe në rajon ishte inicimi dhe zhvillimi i platformave: Forumi i Prespës për Dialog, i cili në qershor të këtij viti do të ketë edicionin e katërt; platforma joformale për bashkëpunim politik, Iniciativa B6 dhe Iniciativa 8 për mbështetjen e projekteve investuese përgjatë Korridorit 8”, shtoi Osmani.

Osmani numëroi edhe këto suksese: anëtarësimin në Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi në vitin 2020, në Organizatën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në vitin 2021 dhe në Unionin për Mesdheun në vitin 2022; kryesimin e suksesshëm të Fondit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, me Partnerët Mesdhetarë të OSBE-së në vitin 2022, me OSBE-në dhe me SHBA-Kartën e Adriatikut në vitin 2023 dhe kryesimin aktual me Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore të cilin do ta përfundojmë në qershor të këtij viti, dhe në kuadër të së cilit do të mbahet edicioni i katërt i Forumit të Prespës për Dialog, si dhe plotësimin e personelit të përfaqësive diplomatike- konsullore, promovimin e diplomacisë ekonomike, projektin MKarta, vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile dhe linjën e shërbimit SOS në përfaqësitë diplomatike- konsullore.

Historia e institucionit përgjegjës për politikën e jashtme filloi më 29 prill, saktësisht 55 vjet më parë, në Shkup, kur u vunë bazat e shërbimit diplomatik me themelimin e Byrosë për Marrëdhënie me Jashtë. Pas fitimit të pavarësisë në vitin 1991, po ky organ u shndërrua në Sekretariatin e Marrëdhënieve me Jashtë, për t’u transformuar kështu në Ministrinë e Punëve të Jashtme tre vite më vonë.

Related posts

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.   Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes…

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare 

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen…

Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bjë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ali Ahmeti,…