Osmani-Bregu: Vendet e rajonit treguan kohezion gjatë pandemisë ndërsa bashkëpunimi rajonal është çelësi i suksesit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, në kuadër të vizitës së saj në vend.Osmani e njoftoi Sekretaren e Përgjithshme me prioritet e politikës së jashtme të vendit, duke e theksuar miqësinë stabile dhe afatgjate, si një kapitull të ri në raportet me të gjithë fqinjët: kontributin aktiv ndaj multilateralizmit dhe nismave rajonale për De-Ballkanizim të rajonit, si dhe perspektivat evropiane të vendit, si tre prioritete kyçe, të cilat paraqesin interes të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.“Krahas iniciativave dhe projekteve të shumta, i prezantova edhe ambiciet tona për hapjen e deri më gjashtë pikave të reja kufitare me fqinjët, si instrument për komunikim më intensiv dhe më të lehtë në rajon, e potencova iniciativën tonë për hapjen e Qendrës Rajonale për Dialog – të quajtur Forumi i Prespës – platformë për promovim të fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe forum  prej nga pres që të dalin edhe iniciativa të reja dhe autentike për bashkëpunim rajonal”, potencoi Osmani.Në takim theks i veçantë u vendos në sfidat dhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofjes, në kuadër të kryesimit të përbashkët të Procesit të Berlinit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë.“Pikërisht aktivitetet, rezultatet dhe suksesi i iniciativave të Procesit të Berlinit synojnë përforcimin e kohezionit rajonal dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit, për të cilat veç më kam folur disa herë më parë. Këto nuk janë vetëm zotime deklarative, por janë aktivitete konkrete, prej të cilave duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët e rajonit”, tha Osmani, duke potencuar Kornizën disavjeçare për Bashkëpunim rajonal dhe ekonomik MAP – REA – e cila parasheh: avancim të infrastrukturës digjitale dhe lidhje të vendeve të rajonit, qarkullim të lirë të tregtisë dhe të mallrave, mbështetje të inovacioneve dhe sipërmarrësisë, si dhe investim në aktivitetet për mbajtjen dhe tërheqjen e talenteve në vendet nga rajoni. Nga ana  Sekretares së Përgjithshme Bregu, u shpreh bindje dhe gatishmëri se edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal do t’i vendos të gjitha kapacitetet, në funksion suksesit të Samitit në Sofje, duke u dakorduar se kjo paraqet sukses po ashtu edhe për gjithë rajonin, e madje edhe më gjerë, sukses të idesë evropiane në Ballkan.Bashkëbiseduesit u dakorduan se investimet e përbashkëta në këto procese, do të thonë lidhshmëri,bashkëpunim dhe progres ekonomik më të fuqishëm, dhe të gjitha këto, në mënyrë jashtëzakonisht pozitive do të ndikojnë në rritjen e besimit edhe mes vendeve, e edhe mes qytetarëve të rajonit.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…