Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

Gjatë takimit të sotëm dypalësh mes ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Genc Cakaj u konstatua se dy vendet nuk kanë çështje të hapura, përkundrazi kanë shumë projekte të përbashkëta.“Marrëdhëniet e mirë ndër-fqinjësore do të jen prioritet i MPJ-së. Falënderime për mbështetjen që kemi marrë nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO. Sa u përket marrëdhënieve bilaterale, konstatuam se nuk kemi çështje të hapura. Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi në ballafaqimin në luftën kundër Kovid-19. Kemi biseduar edhe për çështje rajonale dhe për sfida rajonale, por edhe për bashkëpunimin ekonomik. Duhet të krijojmë mekanizma për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Kemi diskutuar për një varg çështjesh, për marrëdhënie dypalëshe. Ne nuk kemi çështje të hapura por nuk do të thotë se nuk kemi projekte të përbashkëta, përfshi edhe rrugën e Arbrit”, tha Gent Cakaj, ministër i jashtëm i Shqipërisë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…