Osmani-Dendias: Po krijojmë shembull për fqinj të mirë të cilin vendet e rajonit duhet ta ndjekin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Athinë, pati takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.Gjatë takimit, si qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Osmani e theksoi rolin e Komisioneve të ekspertëve për marrëdhënie dypalëshe, për të cilat shprehu besimin se do të sigurohen kushte për funksionim të tyre të papenguar, pa marrë parasysh sfidat e pandemisë.“Vlerësoj se po dërgojmë mesazh të mirë me takimin tim të parë si Ministër i Punëve të Jashtme këtu në Athinë, që është pasqyrë e progresit jashtëzakonisht të suksesshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë periudhës së fundit. Ballafaqimi me pandeminë KOVID-19 dëshmoi se bashkëpunimi midis fqinjëve është absolutisht i domosdoshëm dhe paraqet përfitim të madh për qytetarët e të dy vendeve. Dua t’ju siguroj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Qeverisë së re, dhe ne fuqishëm jemi të vendosur të angazhohemi në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, jo vetëm duke zbatuar obligimet e marra përsipër, por edhe me forma konkrete të bashkëpunimit, të udhëhequra nga vizioni i përbashkët për një rajon stabil dhe të prosperuar, të integruar në BE”, theksoi Osmani.Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut gjendet përballë një faze të rëndësishme të progresit drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, e cila deri në fund të këtij viti pritet të avancohet me mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe me fillimin zyrtar të negociatave aderuese me Unionin, për çka Dendias shprehu bindjen për përkrahje të pa rezervë këtij procesi.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…