Osmani dhe Sijarto, zyrtarisht e hapën Konsullatën e Nderit të Hungarisë në Shtip

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në prani të homologut të tij, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Sijarto, zyrtarisht e hapi Konsullatën e Nderit të Hungarisë në Shtip. Në fjalimin e tij, Ministri, Osmani theksoi se me hapjen e kësaj Konsullate Nderi, i cili e mbulon gjithë rajonin lindor të vendit, do të mundësojë potencial të madh ekonomik si për investitorët hungarez ashtu edhe për bizneset vendase të orientuara drejt eksportit, për t’i shfrytëzuar mundësitë e tregut të madh hungarez. Me këtë rast, e uroi edhe të sapoemëruarën Konsulle Nderi, Daniella Arsovskan, për të cilën si udhëheqëse aktuale dhe shumëvjeçare e Lidhjes së Odave Ekonomike, ky funksion do të jetë edhe sfidë përmes së cilës do të krijojë kushte për fushën prej nga vjen, për bizneset në vend, për të përfituar nga marrëdhëniet jashtëzakonisht ta afërta, që i kultivojmë me miqtë tanë nga Hungaria. “Jam i bindur se ne si politikanë, gjë për të cilën me kolegun Sijarto çdoherë jemi dakord, duhet të sigurojmë më shumë hapësirë për zhvillimin e biznesit, për hyrje të investimeve të reja të huaja, për më shumë tregje për bizneset ekzistuese, më shumë vende pune, më shumë të ardhura, dhe gjithçka që përfaqëson rritje të aktivitetit ekonomik dhe para se gjithash përmirësim të standardit ekonomik në kuptimin e përgjithshëm të fjalës”, theksoi Osmani. Në takimin bilateral ndërmjet Osmanit dhe Sijartos, i cili vijoi pas hapjes zyrtare të Konsullatës së Nderit, të dy Ministrat mirëpritën dialogun intensiv politik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe gatishmërinë që raportet e shkëlqyeshme bilaterale përveç në dimension politik t’i thellojnë edhe më shumë përmes formave të tjera të aktiviteteve të bashkëpunimit, për çka të dy palët japin përkushtim. Ministri Osmani u falënderua për ndihmën e deritanishme që Hungaria e siguroi për Maqedoninë e Veriut në përballje me Pandeminë, ndërsa u shkëmbyen mendime edhe për masat më të reja për të lehtësuar pasojat ekonomike të kësaj krize komplekse shëndetësore. Bashkëbiseduesit e shfrytëzuan këtë rast të bisedojnë edhe për situatat më të reja në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. U shkëmbyen mendime edhe rreth çështjeve të tjera me interes për rajonin, bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë e kufijve tanë, si dhe angazhimet në rajon në drejtim të afrimit me BE-në.  

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…