Osmani e lançoi iniciativën “Forumi i Prespës për dialog”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp e lançoi iniciativën “Forumi i Prespës për dialog” – platformë e krijuar për t’i mbrojtur, promovuar dhe për t’i kanalizuar përfitimet dhe rëndësinë e tre marrëveshjeve politike: Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës.“Fillimi i vitit paraqet rast të mirë për t’i prezantuar iniciativat në të cilat duam të përkushtohemi këtë vit, iniciativa të cilat dalin nga misioni i mandatit tim, iniciativa të cilat vlerësoj se janë të rëndësishme për vendin dhe posaçërisht për politikën tonë të jashtme. “Iniciativa 8” dhe “Forumi i Prespës për dialog” do të jenë platforma përmes të cilave do të thellohen raportet ndërfqinjësore dhe do të avancohet bashkëpunimi rajonal”, theksoi Osmani.Ideja për promovimin e një projekti të këtillë multidimensional ka lindur bazuar në peshën politike të të tre Marrëveshjeve dhe konceptit burimor “Know- how” të vendit tonë, në raport me dialogun dhe bashkëpunimin, me çka hapet mundësi, por edhe obligim që të hapet debat politik dhe intelektual nga i cili do të mund të dilnin, ide, vendime praktike dhe përgjigje të qarta të çështjeve të hapura me karakter rajonal dhe global.“Forumi i Prespës për dialog” do të jetë kontribut i yni, autentik, për siguri, stabilitet dhe bashkëpunim politik në rajon, por edhe mundësi e shkëlqyeshme që ta përforcojmë autoritetin e vet marrëveshjeve, të forcojmë rolin e tyre, si dhe të sigurojmë zbatimin e tyre përkatës në ballafaqimin me sfidat aktuale bashkëkohore”, tha Osmani.Në kuadër të Forumit të Prespës, gjatë tërë vitit do të organizohen ngjarje më të vogla (punëtori tematike dhe seminare), me pjesëmarrës të profilit të lartë të fushës politike, por edhe asaj akademike. Ngjarja kryesore, në nivel vjetor, do të jetë në formë të Konferencës ndërkombëtare, që pritet këtë vit, për herë të parë, të realizohet nga data 15 deri më 17 qershor, edhe atë në Ohër, që korrespondon edhe me përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…