Osmani e përmbylli vizitën e punës në Vjenë me takimin me Edtstadler

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitën e punës në Republikën e Austrisë e përfundoi me takimin me Ministren për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler.Ngjashëm sikur në të gjitha takimet paraprake, në fokusin e bisedimeve ishin integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, politikat e fqinjësisë së mirë, situata e brendshme politike në vend, bashkëpunimi rajonal, si dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.”Politika e jashtme e Austrisë gjithmonë i ka kushtuar një rëndësi dhe mbështetje të veçantë transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian me këto vende. Perspektiva austriake, se ekziston vetëm një mundësi për Ballkanin Perëndimor, dhe ajo është integrimi i plotë evropian i rajonit, është stimul i madhe për ne që të mos devijojmë nga ndjekja e qëllimeve strategjike të vendit: arritja dhe mbajtja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe angazhimi i palëkundur për anëtarësim në BE ”, tha Osmani.Osmani, pas një agjende intensive me vizitën e vendeve anëtare të BE-së nga fqinjësia e gjerë e Ballkanit Perëndimor, Republika Çeke, Rumania dhe Hungaria, mini-turnin në rajonin më të gjërë e përfundoi me vizita të frytshme dhe të suksesshme në Republikën e Austrisë. I gjithë turneu i Osmanit ishte i suksesshëm, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se të gjithë bashkëbiseduesit ofruan mbështetje të fortë dhe parimore për rrjedhën e mëtejshme të integrimit evropian të vendit, përmes një fillimi të shpejtë dhe të menjëhershëm të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Osmani mori garanci nga homologët e tij se procesi i negociatave nuk duhet të bilateralizohet, por përkundrazi të jetë mjet që vendi do të përdorë për të kapërcyer të gjitha reformat dhe për t’u bërë një demokraci evropiane me të gjitha parametrat.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…