Osmani: Ekipet mobile për dokumente udhëtimi fillojnë me ofrimin e shërbimeve në Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takim të veçantë me diplomatët e punësuar dhe referentët konsullor të cilët janë anëtarë të ekipeve mobile për dokumente të udhëtimit, që personalisht t’ua  ndajë vendimet me të cilat ata urgjentisht udhëzohen në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore. Misioni i tyre do të jetë realizimi i planit aksionar për vitin 2020, i cili pjesërisht ishte i pasivizuar për shkak të paraqitjes së pandemisë globale.”Qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, kanë qenë në një situatë të vështirë për një kohë më të gjatë, për shkak të mungesës së dokumenteve legale, dhe detyra e juaj është që të bëni përpjekje shtesë me qëllim që gjatë kohës së vizitës tuaj nëpër Përfaqësitë Diplomatike – Konsullore, të arrini edhe deri te qytetari i fundit, i cili ka nevojë nga shërbimet tona konsullore”, tha Osmani gjatë takimit.Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë përpjekjet për t’u përshtatur  me masat dhe kushtet e vendosura nga ana e shteteve që është e nevojshme për funksionim të pandërprerë dhe efikas të ekipeve mobile, të cilat duke filluar nga 2 tetori deri më 9 nëntor të këtij viti, do të realizojnë planin aksionar. Ekipet fillojnë nga vizita në Zagreb, Vjenë dhe Mynih, kurse pastaj sipas planit, dërgohen edhe në qendra të tjera ku ekziston nevoja.Në lidhje me orarin e saktë të shërbimeve nga ekipet mobile, të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për marrjen e një dokumenti të udhëtimit (pasaportë) do të njoftohen nga Përfaqësitë Diplomatike Konsullore.Për mënyrën e realizimit dhe afatet për vitin aktual, si dhe vendet në të cilat parashihet të ketë shërbime të tilla, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të marrin më shumë informacion në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut www.mfa.gov.mk

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…