Osmani: Fondi për Ballkanin Perëndimor – Hallkë shtesë në bashkëpunimin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Fund – WBF), Gjergj Murra.Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan, para së gjithash për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me Fondin (2021) dhe përgatitjet e nevojshme në atë drejtim, si dhe gjetjen e mënyrës së përbashkët për të rritur bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal dhe zbatimin e suksesshëm të projekteve të miratuara.”Fondi i Ballkanit Perëndimor sinjalizon edhe një hap tjetër konkret për të zhvilluar një qasje Evropiane të bashkëpunimit në nivelin rajonal duke mundësuar rritjen e inputeve kreative në më shumë nivele nga sektori civil deri në atë shkencor, që kontribuojnë në bashkëveprimin e përgjithshëm dhe shkëmbimin e njohurive, aftësive, inovacionit dhe krijimin e vlerave të reja”, theksoi Osmani.Osmani e informoi Murrën edhe për Samitin e Sofjes, si kurorë e bashkë-presidencës së suksesshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.“Ne patëm një Samit të suksesshëm dhe një bashkë-presidencë të suksesshme. Vetë ideja e organizimi të përbashkët me këtë proces, e cila u zbatua për herë të parë brenda Procesit të Berlinit, është një sinjal i qartë i pronësisë së forcuar rajonale të procesit dhe forcon në mënyrë plotësuese përpjekjet që synojnë konvergjencën politike dhe socio-ekonomike dhe kohezionin e vendeve të rajonit dhe të rajonit në tërësi me BE-në”, tha Osmani.Bashkëbiseduesit ranë dakord që promovimi i bashkëpunimit rajonal përmes forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, promovimit të bashkëpunimit kulturor, shkëmbimeve shkencore, kërkimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, mbeten në fokusin e Fondit dhe vendit tonë si një kryesues i ardhshëm. Rëndësia e Fondit të Ballkanit Perëndimor u konfirmua gjithashtu përmes përfshirjes së tyre në Konkluzionet e Samitit të Sofjes, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…