Osmani: Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pati fjalim hyrës në Konferencën e 37-të Ministrore të Frankofonisë, ku shprehi mbështetjen e tij të plotë për transformimin e Frankofonisë, drejt funksionimit më efikas, bazuar në transparencë, shkathtësi dhe disiplinë.“Konfirmojmë dënimin e ashpër të akteve terroriste dhe ekstremizmin e dhunshëm, pa marr parasysh motivet, dhe shpreh solidaritet të plotë me vendet anëtare dhe Qeveritë e Frankofonisë, të cilat ishin të prekura nga këto akte barbare”, tha Osmani, duke shtuar se kriza me Covid-19 i theksoi vështirësitë në zbatimin e sistemit arsimor, siç janë trajnimet online dhe puna online, në vendet në zhvillim, si dhe në vendet e zhvilluara, me çka paraqitet nevoja urgjente për sjelljen e vendimeve për zvogëlimin e hendekut digjital.MPJ Osmani pohoi se Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Ndikimi kulturor i gjuhës frënge ka traditë të gjatë, e cila në vazhdimësi azhurnohet, me aktivitete në kuadër të Frankofonisë. Përveç asaj, konfirmoj rëndësinë e kontributit të Frankofonisë në avancimin e të drejtave të grave dhe rolin thelbësor që kanë në jetën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale në të gjitha shtetet dhe Qeveritë e organizatës, të cilat ishin rëndë të prekura nga kriza”, theksoi Osmani, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut, dëshmon përpjekjet për promovimin e gjuhës frënge dhe shumëllojshmërinë e gjuhëve në këtë krizë.Republika e Maqedonisë së Veriut përshëndetë themelimin e Aleancës Frankofone për arsim në dobi të gjuhës frënge në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…