Osmani – Hasani: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapin klasterët dhe kapitujt dhe kjo nuk duhet të zvarritet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osamni sot realizoi takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i cili është në vizitën e parë zyrtare në vend pas marrjes së detyrës.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, situata aktuale politike në rajon, aleanca në NATO, si dhe perspektivat evropiane të të dy vendeve, të cilave iu referuan me theks të veçantë.

“Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata me të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapen klasterët dhe kapitujt, andaj ky proces nuk duhet të zgjatet; përkundrazi të dy vendet duhet t’i vazhdojnë negociatat dhe ta përshpejtojnë integrimin e tyre edhe para anëtarësimit të plotë”, potencoi Osmani, duke veçuar harmonizimin e plotë ose 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit, implementimin e lartë të legjislacionit evropian, si dhe faktin se të dy vendet tashmë janë aleatë në NATO, së bashku me numrin më të madh të vendeve evropiane.

Në takim u hapën temat edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativat e shumta rajonale dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare në përgjithësi. U potencua se gjatë vitit që lam pas të dy vendet kishin rol të rëndësishëm multilateral: Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, ndërsa Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…