Osmani: Këtë javë në Ohër dhe Oteshevë do të mbahet Konferenca më e madhe ndërkombëtare që ka organizuar ndonjëherë Maqedonia e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në brifingun  me gazetarë informoi lidhur me Konferencën ndërkombëtare vijuese, me titull “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog (Prespa Forum Dialogue), i cili do të mbahet më 1 dhe 2 korrik, në Ohër dhe Oteshevë. “Në Ohër dhe Oteshevë, do të mbahet Konferenca më e madhe ndërkombëtare, që vendi e ka organizuar ndonjëherë. Në thelb të Forumit të Prespës për Dialog janë tre shtylla – Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja për Miqësi me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës. Këto marrëveshje krijojnë një pasqyrë të re, alternative, jo vetëm për ne, por edhe për rajonin. Në këto marrëveshje bazohet narracioni bashkëkohor politik dhe shoqëror i vendit, i cili paraqet model të shkëlqyeshëm autentik për zbatimin e suksesshëm të vlerave bashkëkohore, siç janë: bashkëjetesa, barazia, liria, solidariteti, inkluziviteti dhe demokracia këtu në Ballkan”, tha Osmani. Ministri informoi se Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, nën patronazhin e Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se kjo është ngjarja më e madhe që e ka organizuar vendi ndonjëherë dhe paraqet sfidë në të gjitha aspektet: si në atë të organizimit teknik, protokollit e deri tek sfidë politike, të të qenurit nikoqir i mysafirëve më të lartë nga rajoni, Evropa e madje edhe nga SHBA-ja. Në listën e të ftuarve ndodhen thuajse shumica e Kryeministrave të rajonit, Ministrave të Jashtëm, një pjesë e Ministrave të Ekonomisë e të Financave, ka përfaqësues të Bashkimit Evropian, përfaqësues të organizatave të shumta multilaterale, të iniciativave rajonale, përfaqësues të vendeve anëtare të Unionit, përfaqësues të SHBA-së dhe pritet një shkëmbim me të vërtetë kuptimplotë i pikëpamjeve, shkëmbim i ideve si dhe konkluzioneve të frytshme që do të lënë gjurmë jo vetëm në vend, por edhe në të gjithë rajonin. Gjatë konferencës, Osmani gjithashtu theksoi se në vigjilje të fillimit të Konferencës, më 30 qershor, do të mbahet takimi jozyrtar, B6, ose Ballkani 6, në të cilin ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbajnë një të ashtuquajtur “takim pa kollare”. “Synimi im është që ky format joformal, i ngjashëm me formatet e tjera evropiane si V4, ose C5, të bëhet një aktivitet i rregullt i Ministrave në rajon, ku do të mund në mënyrë joformale të shkëmbejmë mendime, informacione dhe të propozojmë ide për të gjitha sfidat dhe mundësitë në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë ”, përfundoi Osmani.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…