Osmani- Korçok: Sllovakia do të kujdeset për kredibilitetin e BE-së në rajon

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qëndruar Ministri për Punë të Jashtme dhe Evropë i Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok, ku realizoi takim me nikoqirin e tij. Vizita e ministrit sllovak është në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimit të Sllovakisë për të siguruar perspektive evropiane për rajonin.Vëmendje e veçantë gjatë bisedës iu kushtua agjendës eurointegruese dhe hapat vijuese që i pret Maqedonia e Veriut në këtë plan.“Mbështetja e zëshme e miqve tanë frymon një optimizëm në vend, edhe mes nesh politikanëve, midis administratës, midis forcave progresive në vend, duke mbajtur kështu edhe kredibilitetin evropian, në veçanti kredibilitetin e procesit të zgjerimit”, theksoi Osmani.Në takim u riafrimuan raportet e shkëlqyera mes dy vendeve, që viteve të fundit shënojnë trend rritës në më shumë fusha të interesit të përbashkët.“Vendimi për hapje të Ambasadës në Bratisllavë nuk është vetëm simbolikë, por edhe kontribut thelbësor, përmes të cilit do të forcohet miqësia jonë që është në rritje të vazhdueshme, faktikisht do të jemi më afër, të lidhur, dhe kuptohet më efikas në realizimin e projekteve tona”, tha Osmani.Ministrat biseduan edhe për agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut në drejtim të afrimit drejt vlerave evropiane në procesin e integrimit dhe në këtë kontekst potencoi:“Mbetemi të përkushtuar fuqishëm edhe në procesin reformues dhe në përpjekjet për mbajtjen e notave tona të larta në raport me plotësimin e kritereve evropiane. Së shpejti do t’i prezantojmë dokumentet tona aksionare të azhurnuara për plotësimin e qëllimeve shumëvjeçare reformuese me theks në fushat e selektuara nga Kllasteri i parë përkushtuar vlerave themelore dhe të gatshëm do t’i presim sfidat që vijojnë para nesh”.Situata dhe ballafaqimi me pandeminë, bashkëpunimi bilateral me theks të veçantë në planin ekonomik, bashkëpunimi i suksesshëm mes organeve policore të dy vendeve, avancimin e shkëmbimit tregtar dhe prezencën më të madhe të investuesve sllovak për hyrje në tregun e Maqedonisë së Veriut, ishin pjesë e një sërë temash dhe politikave sektoriale për të cilat homologët Osmani dheKorçok diskutuan gjatë takimit të tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…