Osmani: Kroacinë mike e konsiderojmë një partner brenda BE-së për realizimin e ambicieve tona evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Kroaci e filloi duke u takuar me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.Osmani falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, nën dirigjencën e së cilës Këshilli i BE-së arriti konsensus dhe vendosi të fillojë negociatat aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.”Ne Kroacinë mike e kemi një partner të sinqertë, mbështetës tradicional të aspiratave tona për integrim në familjen evropiane. Veçanërisht e vlerësojmë faktin që Kroacia gjatë gjithë periudhës së kaluar besonte fort në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një lidhje e rëndësishme në krijimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, tha Osmani.Kryeministri Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë dhe të vendosur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, zëshëm do të angazhohet në procesin e harmonizimit të kornizës negociuese dhe fillimin zyrtar të negociatave aderuese me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.Gjatë ditës, Ministri Osmani do të takohet me homologun e tij kroat, Goran Grlic Radman, dhe gjatë vizitës, ai do të qëndrojë edhe në Parlamentin Kroat, ku do të takohet me Kryetarin e Këshillit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Gari Capelli, Kryetarin e Këshillit për Çështje Evropiane, Domagoj Hajdukoviç dhe deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila përfaqëson pakicat kombëtare të maqedonasve, shqiptarëve, malazezëve, boshnjakëve dhe sllovenëve.Në margjinat e  vizitës së tij në Kroaci, Ministri Osmani pritet të jep intervistë për të përjavshmen prestigjioze kroate “Nacional”.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…