Osmani- Kyuchyuk: BE ta operacionalizojë vendimin nga marsi i vitit të kaluar

Ministiri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, realizoi takim me deputetin evropian Ilhan Kyuchyuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është në vizitë dy ditore në vend.Vizita e raportuesit Kyuchyuk realizohet në prag të votimit të draft- Rezolutës për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, që ishte edhe temë qendrore në takim. Gjatë bisedës u diskutua për perspektivat evropiane të vendit, si dhe gjendja e përgjithshme me procesin e zgjerimit të Unionit.“Së shpejti do të jetë votimi i draft – Rezolutës për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk presim asgjë prej asaj që është reale, që është e qartë, që shihet, dhe tashmë disa herë e përsëritur: Republika e Maqedonisë së Veriut ka ofruar, ka kontribuar në të gjitha fushat dhe meriton valorizimin e progresit të arritur. Është e nevojshme edhe Bashkimi Evropian ta operacionalizojë vendimin e marsit të vitit të kaluar, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”, theksoi Osmani.Në takim është hapur edhe tema për raportet tona me Bullgarinë, por edhe procesi reformues që realizohet në vend, me ç’rast Osmani theksoi:“Edhe përskaj dëshpërimit të thellë, pa pengesa me tempo të njëjtë po zhvillohet dialogu politik  me qëllim të mos lejojmë ngecje në raportet bilateral. Jemi në përfundim të finalizimit të Planit Aksionar që do të paraqet dokument të rëndësishëm për ta ndjekur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Pres përmes punës së përkushtuar, me durim, të kthejmë besimin edhe në dialogun politik, për çka presim edhe mbështetje nga miqt tanë.Në kuadër të vizitës, përskaj Ministrit të Punëve të Jashtme, Kyuchyuk do të realizojë takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve tjerë politik.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…