Osmani: Letonia është miku ynë i sinqertë dhe e presim mbështetjen e tyre për fillimin e negociatave në fund të vitit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani zhvilloi një video takim me homologun e tij nga Republika e Letonisë, Ministrin Edgars Rinkēvičs.”Letonia është një mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe një promovues i zëshëm i politikës së zgjerimit të BE-së. Një perspektivë evropiane e dukshme dhe e qëndrueshme e Maqedonisë së Veriut do të nënkuptojë rrumbullakosim të projektit për bashkimin dhe integrimin e rajonit në BE, i cili do të jetë një përfitim global për paqe të qëndrueshme, siguri dhe prosperitet në kontinentin Evropian”, tha Osmani.Maqedonia e Veriut, bazuar në meritat e saja, pa ndonjë vonesë shtesë dhe mosmarrëveshje të mëtejshme, në mënyrë kategorike meriton të fillojë negociatat, tha Osmani në takim.”Ky hap nuk është i rëndësishëm vetëm për ne, por për të gjithë rajonin. Kjo do t’i japë një shtysë tjetër gjithë procesit dhe do të provojë metodologjinë e re për kryerjen e negociatave për të cilat Letonia dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të Unionit kanë bërë kaq shumë përpjekje”, tha Osmani.Ministri Rinkēvičs shprehu besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit duke i marrë parasysh potencialet në tregti dhe energji, si dhe mundësitë e ofruara nga projektet dhe bashkëpunimi i biznesit në kuadër të Nismës së Tre Detërave.Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu përshpejtimin e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara bilaterale dhe shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…