Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi video-takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale e Gjermanisë, Hajko Mas. Me këtë rast, Mas e uroi Osmanin për zgjedhjen në funksionin e ri, dhe i dëshiroi shumë suksese në kryerjen e detyrës së tij, por edhe bashkëpunim të frytshëm bilateral si homologë të dy vendeve të afërta dhe shumë miqësore, të cilat realizojnë shkëmbime intensive ekonomike dhe tregtare.” Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare, një term teknokrat i përdorur shpesh, ka një domethënie të madhe simbolike për rrugën tonë evropiane. Kjo do të thotë konfirmim i përcaktimit reformues dhe kursit evropian të vendit. Krahas simbolikës politike, fillimi i negociatave do të nënkuptojë edhe fillim të operimit më të gjerë dhe më kompleks administrativo-teknik, me të cilin jemi ballafaquar deri më tani. Është një sfidë serioze për gjithë shoqërinë, dhe jo vetëm për Qeverinë, në të cilën ne do të duhet medoemos t’i rrisim performancat tona dhe të gjithë së bashku, si politikanë, nëpunës shtetëror, por edhe sipërmarrësit, sindikatat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ta unifikojmë energjinë tonë dhe përpjekjet tona drejtë realizimit të këtij qëllimi”.Bashkëbiseduesit konstatuan se fundi i vitit 2020 dhe Presidenca e Gjermanisë me BE-në, ofron një mundësi unike dhe të papërsëritshme për Maqedoninë e Veriut, që pas anëtarësimit në NATO të fillojë me përmbushjen e prioritetit të dytë strategjike të vendit, anëtarësimin në BE.”Fillimi i negociatave do të nënkuptojë konvergjencë të shoqërisë tonë drejt rregullave, standardeve dhe vlerave të Bashkimit Evropian; qëllim i cili nuk paraqet arsye më vete, por paraqet proces i cili ofron mundësi për integrim gradual; proces i cili do të varet nga vetë ne, se sa do të përfitojmë për veten tonë gjatë vijimit së negociatave.” Ministrat vëmendje të veçantë i kushtuan Procesit të Berlinit, i cili u iniciua nga Kancelarja Merkel në vitin 2013. Osmani theksoi se bashkë-kryesimi me Bullgarinë më 10 nëntor do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për ta kurorëzuar me sukses këtë proces, me rezultate të konsiderueshme dhe arritje siç janë Plani i Investimeve Ekonomike për të gjithë rajonin.