Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Unionit, Mikella Matuella. Bashkëbiseduesit shqyrtuan progresin e arritur në drejtim të implementimit të agjendës lidhur me BE-në, ndërsa iu referuan edhe statusit aktual të dosjes sonë evropiane. Në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e përgatitjeve, temave kryesore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me Samitin e tetorit BE- Ballkani Perëndimor, në kuadër të presidencës sllovene me BE-në, me ç’rast u vlerësua se Samiti duhet të dërgojë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…