Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kishte fjalim hyrës në takimin e partnerëve të projektit dhe përfaqësuesve nga Ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit në kuadër të projektit “Think Balkan”.Në fjalimin e tij, Osmani iu referua rezultateve të para nga puna e instrumentit, përmes së cilit “think- tank” organizatat e drejtojnë ekspertizën e tyre drejt pyetjeve dhe temave të interesit të përbashkët për rajonin, e me të japin impuls shtesë në bashkëpunimin rajonal.Bashkëpunimi i afërt me Ministritë e Punëve të Jashtme të rajonit, në mënyrë shtesë i jep rëndësi shtesë ndërtimit të diskursit politik dhe në përgjithësi fokusit ndaj çështjeve aktuale për perspektivën evropiane të këtyre vendeve. I gjithë rajoni ndanë qëllimin e njëjtë strategjik, të jetë pjesë integruese e BE-së dhe prandaj ky mekanizëm është mundësi e jashtëzakonshme që të marrim ekspertizë që do të na ndihmojë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.Ky instrument vazhdoi me punën e tij para gjashtë muajve, ndërsa është I mbështetur financiarisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit dhe është modeluar sipas shembullit të Platformës “V4 think –tank”. Ministria e Punëve të Jashtme është partnere në këtë projekt që ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin dhe të përmirësojë dialogun në mes “think- tank”-ëve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor, me Ministritë e Punëve të Jashtme, me interes të përbashkët strategjik.