Osmani me fjalim hyrës në sesionin “Bashkërisht ndërtojmë sigurinë e qëndrueshme evropiane”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte fjalim hyrës në sesionin ministror të titulluar “Bashkërisht ndërtojmë sigurinë e qëndrueshme evropiane”, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që po mbahet në Ohër.

Në sesion, si mysafire speciale u drejtua Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Hellga Shmid dhe në diskutim morën pjesë Ministri e Punëve të Jashtme të Selisë së Shenjtë, Imzot, Poll Riçard Gallager, Ministri i Polonisë, Zbigniev Rau dhe Ministrja e Kosovës, Donika Gwrvalla Shvarc, Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Maltës, Maxhi Fino, Josip Brkiq dhe Kristofer Kutajar, si dhe Drejtoresha e Shërbimit Evropian për veprim të Jashtëm për Evropën pranë Komisionit Evropian, Angelina Eiçorst, ndërsa fjalim online kishte Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Xhoana.

Në fokus të diskutimeve ishte arkitektura e rrënuar e sigurisë evropiane në mjedis gjeopolitik të ndryshueshëm; ballafaqimi me sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe rreziqet më të fundit të sigurisë me të cilat përballet Evropa sot, si dhe roli i BE-së, OSBE-së dhe NATO-s në ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

Duke folur për realitetin e ri gjeopolitik që teston qëndrueshmërinë e arkitekturës evropiane, Osmani tha:

“Mbrojtja e Ukrainës, nuk është vetëm çështje e ruajtjes së sovranitetit nacional dhe integritetit territorial, por e të dy parimeve themelore të qeverisjes demokratike. Bëhet fjalë për mbrojtjen e Evropës nga ndërhyrja dhe instinkti imperial të aktorëve të tretë që kanë për qëllim shpërbërjen e plotë të shtetit. Prandaj, ruajtja e Pavarësisë së Ukrainës nuk është çështje thelbësore vetëm për ukrainasit, por për çdo evropian tjetër. Në nivelin gjeostrategjik, një Ukrainë e lirë, e pavarur, e suksesshme dhe evropiane, njëtrajtësisht do ta ndihmonte Evropën që të konsolidohet në mënyrë të sigurt”.

Ministri Osmani iu referua edhe të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, që është e lidhur ngushtë me Evropën, strukturat evropiane dhe euroatlantike:

“Më lejoni të përsëris mesazhin kyç nga forumi i vitit të kaluar, që është se Ballkani Perëndimor është gjeografikisht, politikisht dhe kulturalisht pjesë e Evropës, për këtë arsye nuk ka dyshim se e ardhmja e tij është në aleancat evropiane dhe euroatlantike. Vetëm një vështrim i shkurtër në hartë tregon qartë se Ballkani nuk është në periferi, por në zemër të Evropës, i rrethuar nga të gjitha anët nga shtetet anëtare të Unionit. Ky rajon nuk ka kufij tjerë, por vetëm kufij me BE-në, dhe prandaj, kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, termi i duhur do të ishte rrumbullakimi i Unionit dhe jo zgjerimi i tij. E ky nuk është vetëm konstatim politik, por edhe gjeostrategjik. I vendosur në pjesën juglindore të Evropës, Ballkani Perëndimor në çdo aspekt të mundshëm paraqet portin Juglindor të Evropës. Kur bëhet fjalë për diversifikimin e energjisë, në mënyrë të pashmangshme mendohet për korridoret e juglindore të lidhjes energjetike; kur i referohemi sfidave të migrimit, në mënyrë të pashmangshme në rend të ditës vijnë rutat ballkanike të lëvizjes; kur kemi parasysh lidhjen me Azinë Qendrore, me Afrikën – e vetmja rrugë që kalon nëpër këtë rajon. Prandaj, një Ballkan Perëndimor stabil, prosperues dhe i integruar paraqet investim gjeopolitik për kontinent të sigurt, të stabil dhe prosperues.”

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…