Osmani me Holthoff – Pförtner nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për qëllimin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rajnës Veriore- Vestfalia, Republika Federale e Gjermanisë

Ministri Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministri për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Rajnës Veriore- Vestfalia, Stephan Holthoff-Pförtner, nënshkruan Deklaratë të përbashkët për qëllimin e bashkëpunimit në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Krahinës Rajna Veriore- Vestfalia. Nënshkrimi u mbajt përmes video lidhjes midis Shkupit dhe Düsseldorf-it, ndërsa në ceremoninë solemne mori pjesë edhe Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein.“Ky dokument i përbashkët do të mundësojë bashkëpunim më të madh ekonomik me Rajnën Veriore- Vestfali, që do të zhvillohet nëpërmes formimit të kllasterëve mes ndërmarrjeve, universiteteve dhe institucioneve hulumtuese, ndërkaq mund të presim edhe rritjen e bashkëpunimit të odave ekonomike, realizimin e relacioneve biznesore, që paraqet mundësi më të madhe edhe për investuesit gjerman që vijnë nga rajoni i Vestfalisë, si dhe bashkëpunim i tyre me bizneset tona. Ky është potencial serioz për ekonominë tonë”, theksoi Osmani.Duke theksuar rëndësinë  e deklaratës së përbashkët, Osmani ne ceremoninë e nënshkrimit, shtoi:“Rajna Veriore – Vestfalia me popullsinë e saj prej rreth 18 milionë banorë është krahina federale me numër më të madh, e cila siguron edhe 22% nga prodhimi i përgjithshëm vendor i Gjermanisë, ku edhe jeton dhe punon një pjesë e rëndësishme e diasporës tonë në Gjermani. Kjo krahinë, është njëra prej qendrave më të rëndësishme ekonomike në kuadër të BE, si dhe seli e një numri të madh të kapaciteteve industriale dhe biznesore, siç janë për shembull: Baer, Henkel, Dojçe Telekom, Metro, Tisen Krup etj. (Bayer, Henkel, DeutscheTelekom, DeutschePost, Metro, RËE, E.ON, ThyssenKrupp), të cilat veprojnë si në nivel evropian ashtu edhe në nivel global. Prioriteti kryesor i Deklaratës së përbashkët është nxitja e bashkëpunimit në fushën e eurointegrimeve, që është e rëndësisë së veçantë për të gjithë përpjekjet për reforma. Në sistemin politik të Gjermanisë, krahinat federale kanë përgjegjësi të ndarë me Qeverinë federale në raport me eurointegrimet, dhe pikërisht për këtë, me aktin e sotëm vlerësoj se e rrumbullakësojmë këtë partneritet në Republikën Federale të Gjermanisë si përkrahës i yni në rrugën evropiane.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…