Osmani me takime të shumta bilaterale në Berlin

Në margjina të Konferencës Ministrore për Zgjerim, në Berlin, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi takime të ndara bilaterale me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, me Ministrin Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Filip Ivanoviq, si dhe me Ministren e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lyrman.

Në takimin me Fajon, Osmani përshëndeti mbështetjen e Sllovenisë për integrimin gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, respektivisht konceptin e a.q. “Më shumë integrim, para anëtarësimit” të inicuar nga Osmani.

“Sllovenia është mbështetëse e fuqishme dhe e hapur e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe e perspektivës për anëtarësim në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani.

E vlerësoi Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar së fundmi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë si platformë shumë të mirë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Osmani shprehu kënaqësinë për hapjen e linjës direkte Shkup – Lubjanë, e cila do të kontribuojë më tej në vendosjen e dinamikës së re në funksion të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së mëtejshme të shkëmbimit turistik.

Në takim me Ministrin e sapormëruar të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ivanoviq u fol për kursin e reformave të të dyja vendeve, harmonizimin 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe përkushtimin e qartë që anëtarësimi të realizohet sa më shpejtë.

“Ndaj bindjen e Presidentit Milatoviq se “anëtarësimi në BE edhe para vitit 2030 është plotësisht real dhe i mundshëm”, konkludoi Osmani.

Ai e informoi Ministrin Ivanoviq për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjen e pjesëtarëve të gjashtë komuniteteve në Kushtetutë, përfshirë edhe atë malazeze.

Në fokus të takimit Osmani-Lirman ishte partneriteti tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, bashkëpunimi i rëndësishëm në kuadër të NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së, si dhe mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimeve u diskutuan edhe çështje të tjera aktuale të politikës së jashtme.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…