Osmani mori mbështetje të fuqishme nga Shallenberg, Logar dhe Kulhanek

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ishte nikoqir i Ministrave për Punë të Jashtme të Austrisë- Aleksander Shallenberg, Sllovenisë- Anzhe Logar dhe Çekisë- Jakub Kulhanek, të cilët janë në vizitë një ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Temë e bisedimeve ishin temat aktuale me shenjën e BE-së: Dosja evropiane e vendit, proceset e reformave, raportet e mira ndërfqinjësore, ndërsa një nga temat qëndrore ishte edhe progresi i integrimeve evropiane në Këshillat vijuese të BE-së gjatë verës. Me këtë rast, Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë për suksesin e deritanishëm në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për vaksinat e siguruara për qytetarët e gjithë Ballkanit Perëndimor.“Mbështetja e tyre është mjaftë e fuqishme, konzistente dhe afatgjate. Ne sot nuk e harmonizojmë qëndrimin e tyre me integrimet tona evropiane- kjo tashmë që moti është e njohur, unë sot kërkova dhe mora porosi të fuqishmë përkrahësë nga kolegët, se energjia e tyre, kjo përpjekje dhe ky zë në kuadër të Unionit do të vazhdojë. Në këtë kontest, kushtimisht, asimetrik, me të cilin po ballafaqohemi, ne kemi nevojë për miq që të na mundësojnë fer platformë, për të na mundësuar hapësirë politike që të mundemi përmes dialogut të largojmë pengesat dhe të vazhdojmë integrimet tona evropiane”, theksoi Osmani. Ministrat për Punë të Jashtëm janë për vizitë në vend, në cilësinë e përfaqësuesve të grupit jo formal të vendeve anëtare të BE-së “C5”, në të cilën përveç Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë, janë edhe Sllovakia dhe Hungaria, përfaqësues të së cilëve tashmë kanë qenë për vizitë në vend. Këto vende janë fqinjët e drejtpërdrejt të Ballkanit Perëndimor. Përskaj mbështetjes parimore bazë e së cilës janë meritat tona, ata kanë edhe interes fuqimisht të shprehur për progresin e gjithë rajonit, kanë njohje të thella për ngjarjet në fqinjësinë e tyre direkte, që i bënë autoritete të forta politike në kuadër të Unionit kur në tavolinë janë çështjet e rajonit tonë. “Dua të besoj se kjo verë do të sjellë më shumë sesa mot të mirë; shpresat tona janë që të kemi klimë politike më të bukur dhe më pozitive. Samitet BE-së në verë, janë dritare e mundësive që duhet t’i shfrytëzojmë me gjithë vullnetin dhe përpjekjet politike; investimi është i madh, ne jemi shumë afër për të mos e humbur shansin. Prezenca e juaj në vend është në kohë, saktë 30 ditë para takimeve të qershorit në BE, ku presim se do të zbatohet vendimi nga marsi i vitit të kaluar për fillimin formal të bisedimeve”, potencoi Osmani.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…