Osmani mori pjesë në takimin e Koalicionit në luftën kundër ISIS

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në takimin ministror të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESH në Marrakesh të Marokut. Ky është takimi i parë i Koalicionit që mbahet në Afrikë. Në fjalimin e tij, në takimin e Koalicionit kundër ISIS-it, Osmani theksoi nevojën për një reagim të përbashkët ndaj sfidave që dalin nga situata në Afganistan dhe vatrat tjera të krizës në botë. Sfidat e sotme të sigurisë nuk njohin kufij dhe barriera dhe vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërkontinental mund të arrihet paqja e qëndrueshme. “Maqedonia e Veriut edhe para anëtarësimit në NATO, që nga viti 2002, në mënyrë aktive ka kontribuar në ruajtjen e paqes në atë rajon”, nënvizoi ministri Osmani. 

Në margjinat e takimit të Koalicionit, ministri Osmani pati takime bilaterale me homologët e tij nga Franca, Jean-Yves Le Drian dhe Kuvajti, Sheikh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Sabah; si dhe me Nënsekretaren e Stejt Departamentit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…