Osmani në Bruksel në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është  interes gjeostrategjik dhe i sigurisë së Unionit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, në të cilin ishin të ftuar edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas mbajtjes së  diskutimit strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor mes ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, në pjesën së dytë të takimit Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së iu bashkuan edhe homologët e tyre nga rajoni Në fokus të debatit ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasojat e luftës në Ukrainë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tema të tjera me interes për rajonin. Në fjalën e tij, ministri Osmani theksoi besueshmërinë e statusit tonë si vend kandidat, i cila me përkushtim punon  në agjendën e saj të  BE-së dhe me qëndrimet e saja në politikën e jashtme është partner i besueshëm i Unionit dhe kërkoi edhe një herë fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh ndikimin e agresionit rus në Ukrainë. “Besoj se pas 20 vitesh asocimi dhe integrimi të thelluar, po bëhet gjithnjë e më e qartë se BE-ja mund ta profilizojë veten si një Union për të ardhmen – i fortë, i qëndrueshëm, i sigurt dhe me prosperitet, vetëm me vendet e rajonit si anëtare të saja të ardhshme. ”, tha Osmani. Duke përsëritur nevojën urgjente për angazhimin e BE-së në arritjen e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, ministri Osmani tha se vendet me çështje të hapura në Ballkanin Perëndimor do të inkurajohen edhe më tej për kompromis nëse BE-ja njeh përpjekjet e deritanishme të përgjithshme në emër të rrugës sonë Evropiane të vendit tonë. “Bashkimi Evropian duhet të bëjë lëvizjen e duhur në këtë moment dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me interes parësorë politik-sigurisë dhe gjeostrategjik për Unionin dhe të ardhemen e kontinetit evropian. ”, ka theksuar Osmani. Në margjinat e Këshillit, Osmani u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilse Johansson, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian.  Në takimet u bisedua për dosjen tonë evropiane, situatën aktuale në rajon, si dhe ndikimin e agresionit rus në Ukrainë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…