Osmani në Dubai në takim me Ministrin Shtetëror për Bashkëpunim Ndërkombëtar të EBA Reem Bint Ebrahim Al Hashimy

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Dubai realizoi takim me Ministren Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy, e cila është përgjegjëse për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe teknike dhe drejtor kryesor i EXPO 2020 Dubai.Temë qendrore e takimit ishte pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai, me ç’rast u vizitua Pavioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është në fazën finale. Në kuadër të bisedimeve Osmani shprehi mirënjohje për ndihmën e EBA-s për ballafaqimin me pandeminë Covid-19 që i është dhënë Ministrisë sonë të Shëndetësisë në muajin nëntorë, vitin e kaluar.Në ditën e parë të vizitës, Osmani kishte takim edhe me Ministrin për Tregti Të Jashtme, Thani Ahmed Al–Zeyoudi, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.”Bashkëpunimi ekonomik mbetet si fokus kryesor i interesit tonë të përbashkët, kështu që mundemi të theksojmë se fushat kryesore të interesit tonë janë tregtia, investimet dhe turizmi”, theksoi Osmani.Në kuadër të vizitës dy ditore të EBA-s, nesër Osmani në Abu Dabi, do të takohet me homologun e tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, me Ministrin për tolerancë dhe bashkëjetesë, Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al-Nahyan, Ministrin Shtetëror për Diversifikimin Ekonomik dhe Diplomacinë Ekonomike, Ahmed Ali Al-Sayegh dhe me Drejtorin ekzekutiv të “Hedayah International Center” për ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, Ahmed Al Qasimi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…