Osmani në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani sot mori pjesë në sesionin e 49-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, si pjesë e Segmentit të nivelit të lartë. Në seancën, e cila zgjat nga 28 shkurt deri më 2 mars, marrin pjesë krerët e Qeverive dhe shteteve, si dhe Ministrat e Punëve të Pashtme, me qëllim që të rikonfirmohet rëndësia e punës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave të tij për t’u përballur me sfidat për gëzimin e të drejtave themelore dhe lirive. Në video-fjalimin e tij, Osmani theksoi se nuk mund të flitet për të drejtat e njeriut në vendin tonë dhe në botë, pa shprehur shqetësim serioz për përkeqësimin e situatës elementare të të drejtave të njeriut të qytetarëve ukrainas si pasojë e agresionit ushtarak nga Rusia.  Kjo paraqet një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së, parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së si dhe kërcënon stabilitetin global.Osmani theksoi se të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre duhet të jenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht të drejtat e kategorive më të ndjeshme. “Promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, bashkëpunimi multilateral dhe rendi ndërkombëtar janë dhe do të vazhdojnë të jenë bazë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë kryesimit të ardhshëm me OSBE-në vitin 2023”, përfundoi Osmani. MPJ Osmani poashtu mori pjesë edhe në panel diskutimin organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me temë: “Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojat e saj ndaj të drejtave të njeriut”, në të cilin Osmani dënoi ashpër sulmin ushtarak rus në Ukrainë, që paraqet një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe precedentë të papranueshme. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…