Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte fjalim hyrës në video- Konferencën “Të rinjtë, migrimi dhe sfidat demografike në vendet e Ballkanit Perëndimor” në kuadër të kryesimit gjerman me BE-në, me ftesë të ministrit Federal për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që u mbajt në kuadër të Programit të kryesimit gjerman me BE-në.“Si politikanë përgjegjës nga Rajoni, duhet të sigurojmë të gjitha kushtet me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në Rajon, për t’u bërë pjesë konkuruese e Evropës. Ne besojmë në vlerat evropiane, e kjo do të thotë të kemi besim në stabilitet, siguri e institucione të forta, që do t’i ndërtojmë me të rinjtë, së bashku, duke besuar në të ardhmen”, theksoi Osmani.“Rajoni po ndryshon, është proces i pandalshëm, ndërsa të rinjtë duhet të jenë prijësit e ndryshimeve. Nuk ka porosi më të mirë për ardhmërinë tonë, kur do të mundja t’i dëgjoja të rinjtë se janë të inkurajuar dhe motivuar, si dhe që duan në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së tyre në Rajon dhe Evropë”, potencoi Osmani në fjalimin e tij.Stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit Perëndimor është lartë në Agjendën e kryesimit gjerman me BE-në, ndërkaq qëllimi është të arrihet progres i shpejtë dhe i dukshëm i njerëzve në rajon. Konferenca paraqet platformë për diskutim dhe gjetje të zgjidhjeve për zbutjen e ikjes së trurit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të analizohen arsyet, por edhe të jepet fokus i theksuar politik në këtë çështje të rëndësishme.Përveç ministrave Federal të Gjermanisë, Mas dhe Rot, të cilët ishin në rolin e nikoqirit në Konferencë, folës ishin edhe Komisioneri evropian Varhelui, gjashtë ministrat për Punë të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor- RIKO.