Osmani në kontrollë të punës së Konsullatës së Përgjithshme në Venedik

Agjenda e djeshme e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vazhdoi edhe me një vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venedik, ku tashmë ka riorganizim shtesë të punës për t’iu dalë në ndihmë sa më shumë qytetarëve tanë dhe për ta shkurtuar kohën e tyre të pritjes.

Nga tani, Konsullata e Përgjithshme në Venedik do të punojë me dy ndërrime, të shtunave dhe të dielave. Ky orar i punës në Konsullatë do të zgjasë deri në normalizimin e situatës dhe uljen e kërkesave të qytetarëve tanë për shërbime konsullore.

Gjegjësisht, stacioni mobil, i cili përdoret në Konsullatën e Përgjithshme në Venedik, sipas orarit të përcaktuar që më parë, përdoret edhe në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë dhe në Maltë.

Osmani kërkoi nga diplomatët në përfaqësi që të bëjnë më shumë përpjekje për të shkurtuar kohën e pritjes gjatë parashtrimit të kërkesës dhe marrjes së dokumenteve të udhëtimit.

“Komoditeti i qytetarëve tanë kur vijnë në Konsullatë, si dhe shërbimet e shpejta dhe efikase, janë detyrë prioritare për të gjithë ne. Sfidat janë të shumta, por duhet të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, por arsyeja pse ekzistojnë përfaqësitë është pikërisht lehtësimi dhe tejkalimi i procedurave përmes angazhimit shtesë”, theksoi Osmani.

Njëherit, Osmani kishte kontakte të drejtpërdrejta me shtetasit tanë, të cilët prisnin para Konsullatës për nevojat e tyre, për të dëgjuar personalisht nga ata se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen dhe si mendojnë se do të ishte më mirë që të gjithëve t’iu lehtësohej puna.

Pyetjes së parashtruar nga shtetasi ynë: “A mundet që me pasaporta të vjetra të kthehemi prej këtu?”, Osmani i është përgjigjur: “Mundet, por paraqet rrezik, p.sh., nëse ke vetëm shtatë ditë pushim nga puna, e të mos arrish ta marrësh në Shkup dhe pastaj të mos mund të kthehesh. Kështu që mund të shkosh, por më e sigurt është të merrni fletë udhëtimi, të cilën tani mund ta merrni falas”.

Me rritjen e numrit të kërkesave për shërbime konsullore nga shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit, Ministria e Punëve të Jashtme plotësisht e ka riorganizuar punën e përfaqësive diplomatike-konsullore, duke forcuar kapacitetet me diplomatë shtesë, duke vendosur në funksion stacione shtesë mobile për fotografim për dokumente të reja udhëtimi dhe duke punuar në dy ndërrime, madje edhe të shtunave dhe të dielave.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…