Osmani në Madrid në takim me Aurora Mejia, këshilltar politik i Sanchez për politikë të jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vizitën e punës në Mbretërinë e Spanjës e filloi me takim me Maria Aurora Mejia, Drejtorе për BE dhe këshilltarе е kryeministrit Sanchez.Temë qendrore në takim ishte dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Madridit për integrimet evropiane të vendit.Osmani prezantoi aktualitetet e fundit të lidhura me përparimin e reformave në vend, me theks të veçantë aktivitetet e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tavolinë janë vendosur raportet rajonale dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të posaçëm në politikat e fqinjësisë së mirë.Përskaj dosjes evropiane, bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësitë për thellimin e raporteve ekonomike, mbështetja e ndërsjellë në organizatat multilaterale dhe bashkëpunimi sektorial mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë vitit 2023.Osmani gjatë vizitës së Punës në Spanjë u takua edhe me Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm Organizatës Botërore Turistike, ku temë qendrore ishin pasojat nga pandemia Covid-19 mbi këtë industri, si dhe projeksionet për kushtet dhe dinamikën për normalizimin në këtë sektor.Gjatë ditës, vijon takimi qendror i Osmanit me nikoqirin e tij, Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, zonja Arancha Gonzalez Laya, si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Senat, Antonio Gutierrez Limones.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…