Osmani në mbledhjen e Ministrave për Punët e Jashtme të PBEJL-së

Ministri Bujar Osmani, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në takimin tradicional të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në takim u bisedua për temat që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendeve të rajonit, krizën aktuale energjetike dhe efektet që ajo ka në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore, si dhe planin e investimeve ekonomike të destinuara për rajonin, transformimin socio-ekonomik të Evropa Juglindore dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Përveç faktit se këto projekte dhe procese konkrete do të sjellin një efekt pozitiv socio-ekonomik, rezultati do të dërgojë një sinjal të fortë politik për qytetarët në rajon dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në kontekstin e pasigurisë në lidhur me luftën në Ukrainë dhe kërcënimin ndaj arkitekturës së sigurisë evropiane dhe globale”, theksoi Osmani.

Ai iu referua fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, si “njohje e të gjitha përpjekjeve për reforma në vend, përmes vendosjes së një modeli funksional multietnik me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, d.m.th., politikës së marrëdhënieve të mira fqinjësore, reflektuar përmes Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshja për miqësi”.

Maqedonia e Veriut është kryesuesi i ardhshëm i PBEJL-s, duke filluar nga qershori 2023.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…