Osmani në mesin e 13 ministrave të punëve të jashtme me një version unik në Twitter të himnit të Ukrainës me rastin e Ditës së Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i është bashkuar nismës ndërkombëtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës- 24 Gushtin.

 Osmani iu bashkua nismës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, e cila u mbështet nga një numër i madh i ministrave të punëve të jashtme. Gjegjësisht, Osmani ka përcjellë vargun e himnit të Ukrainës që ka nisur nga Kuleba në profilin e tij në rrjetin social “X”, e që është përcjellë nga krerët e diplomacisë botërore. Ky është një tjetër gjest simbolik që konfirmon mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, e cila është nën agresionin ushtarak rus. Në shenjë mbështetjeje, dje në ndërtesën e MPJ-së është vendosur flamuri ukrainas për nder të Ditës së Flamurit Shtetëror të Ukrainës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…