Osmani në Sion në takime me diasporën në Zvicër

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë kohës së vizitës së punës në Konfederatën Zvicerane udhëtoi edhe për në Sion, kryeqytetin e kantonit Valais, për takime me qytetarët tanë dhe përfaqësues të shumë shoqatave nga diaspora e Maqedonisë së Veriut.Interesat, shqetësime, por edhe nevojat e diasporës, komunikimi me shtetin, qasja në shërbimet të cilat i përdorin qytetarët jashtë vendit, potencialet për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, por edhe rrjedhshmëria e regjistrimit të diasporës atje në kuadër të Regjistrimit 2021, ishin pjesë e temave që u diskutuan gjatë takimeve.“Rezultatet e Regjistrimit na duhen që të kemi bazë për sjelljen e politikave zhvillimore të bazuara mbi të dhëna precize që do të jenë në dobi të drejtpërdrejt të qytetarëve, në dobi të diasporës sonë”, theksoi Osmani.Ministri potencoi se diaspora, integrimi i saj në shoqërinë zvicerane është mundësi e madhe për thellimin e bashkëpunimit me shtetin amë, përmes projekteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme, që do të jenë në dobi të zhvillimit të Maqedonisë së Veriut.“Sipas disa të dhënave, rreth 70.000 të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut jetojnë dhe punojnë në Zvicër,  prej të cilëve afro 30.000 kanë marr nënshtetësi zvicerane, por, Regjistrimi 2021 duhet të tregojë numrin e vërtetë dhe shumë të dhëna tjera, përmes së cilave do të mund të përforcojmë lidhjet dhe të krijojmë politika, të orientuara drejt përforcimit të bashkëpunimit me diasporën”, deklaroi Osmani.Ministri njoftoi mërgimtarët edhe me projektet të cilat po i ndërmerr Ministria e Punëve të Jashtme për avancimin dhe lehtësimin e komunikimit me diasporën, siç është projekti “E-konsullata”, me të cilin parashikohet digjitalizimi i numrit më të madh të shërbimeve, që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë, të cilët gjenden jashtë vendit.Osmani nga Zvicra udhëton për në Madrid ku do të takohet me nikoqirin e tij, Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Arancha González Laya. Osmani gjithashtu do të takohet në Madrid me Aurora Mejia, Drejtore për Bashkimin Evropian dhe Këshilltarë Kryesor në Kabinetin e Kryeministrit Pedro Sanchez dhe do të takohet me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Antonio Gutierrez Limonesi. Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, Osmani do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…