Osmani në takim me Ambasadorët e OSBE-së nga Vjena

Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog të këtij viti, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 17 qershor 2022 realizoi takim joformal me përfaqësues të përhershëm të më shumë vendeve pjesëmarrëse në OSBE-së, të cilët morën pjesë edhe në PFD. Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmit, u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në rajonin e OSBE-së dhe rolin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontributin e tyre në agjendën e Organizatës dhe në tejkalimin e krizës aktuale.

Në takim u ndanë mendime për presidencën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me theks të veçantë në angazhimin tonë në kontekstin e dhënë kompleks gjeopolitik.

Paraprakisht, më 16 qershor, Treshja kryesuese e OSBE-së, së bashku me Sekretaren e Përgjithshëm të Organizatës, miratuan një Deklaratë të përbashkët

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…