Osmani në takim me Cassis në Zvicër

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Konferderatën Zvicerane realizoi takim me homologun e tij, Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, e cila po ndodh për herë të parë pas 12 vitesh në nivel të shefave të diplomacisë.Në fokusin e bisedimeve ishte avancimi i raporteve bilateralе, përmes intensifikimit të gjendjes së marrëveshjeve, bashkëpunimit ekonomik, gjendjes me pandeminë Covid-19, çështjet aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe bashkëpunimin me organizatat e shumta multilaterale, me të cilat kultivojmë raport partneriteti me Zvicrën.“Është tejet e rëndësishme ndihma zvicerane për zhvillim, në kuadër të Strategjisë më të re të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilën do të alokohen 72 milion franga zvicerane për vendin tonë. Këto mjete janë të destinuara për tre fusha tematike: qeverisje demokratike, punësim dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe ambient jetësor. Kjo paraqet kontribut të rëndësishëm për shteti tonë, për zbatimin e reformave, si dhe bazë për thellimin e raporteve bilaterale”, theksoi Osmani.Ministrat biseduan edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe mundësitë  për zbatimin e përvojës zvicerane dhe marrjen e ndihmës konkrete zvicerane dhe ekspertizës në kuadër të kësaj organizate multidisiplinare, e cila trajton sfida të numërta dhe arrin zgjidhje konstruktive.Osmani dhe Cassis biseduan edhe për diasporën e shumtë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut e cila jeton dhe punon në Zvicër, kontribuon në zhvillimin e këtij shteti, dhe përmes kësaj, edhe në ndërtimin e prosperitetit në Maqedoninë e Veriut.“Roli i saj konstruktiv është urë e fortë e afrimit të dy vendeve tona mike”, theksoi Osmani.Vizita e Ministrit Osmani në Zvicër vazhdon në Sion, ku do të ketë takim me përfaqësues të diasporës sonë dhe pastaj menjëherë udhëton për në Madrit në takim me Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, të Spanjës, Arancha González Laya dhe përfaqësues tjerë të Spanjës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…