Ministri i Punëve të Jashtme, Buajr Osmani, sot realizoi takim me përfaqësues të Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, komunitetin dhe inovatorët e startup , MASIT, dhe institucionet shkencore në fushën e invocionit dhe zhvillimit teknologjik. Takimi është vazhdim i konsultimeve aktive me qytetarë të Ministrit Osmani me publikun e interesuar dhe ekspert në kuadër të dy shtyllave të para të Projektit Reflektime 2030 që duhet të rezultojë me përpunimin e Strategjisë së politikës së jashtme. Në takim u shkëmbyen mendime në drejtim të ndërtimit të komunitetit më të fuqishëm dhe më dinamik start ap dhe promovimit të potencialit të saj në suaza më të gjëra ndërkombëtare.“Sot kemi nderin që MPJ për herë të parë të jetë nikoqir i përfaqësuesve të startup komunitetit dhe fushës që punon në inovacion, hulumtim dhe zhvillim teknologjik. Do të dëshironim që ngjarja e sotme të shërbejë si pikënisje për analizë më të thellë si ta shfrytëzojmë potencialin nacional inovativ si dorë e zgjatur në krijmin e perceptimit pozitiv të jashtëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut; dhe si përparësi shtesë e diplomacisë sonë ekonomike”, theksoi Ministri Osmani, duke theksuar se diskutimi i sotëm tematik duhet të jetë burim i inspirimit për diversifikim të mëtutjeshëm dhe innovim të temave tradicionale diplomatike. “Me projektin “Refelektime 2030” synojmë drejt artikulimit strategjik të fushave të ndryshme me prioritet. Me këtë rast, inkorporimi i proceseve të ndryshme progresive dhe sipërmarrjeve që do të na ndihmojnë të rrimë syçel për ta ndjekur (dhe të jemi në hap) trendin e kohës, të mbështetemi në tradita dhe praktika të mira, por gjithsesi me shikim kah e ardhmja. Në këtë aspekt, mendimet e komunitetit inovativ kanë rëndësi kritike” – theksoi Osmani. Pjesëmarrësit në diskutim, nga ana tjetër, e përshëndetën iniciativën për përfshirjen e pikëpamjeve të komunitetit startup/ inovativ në Strateghinë për politikë të jashtme dhe shprehën gatishmëri për ndarjen e ekspertizës së tyre me qëllim definimin e qëllimeve strategjike të shteti në këtë fushë dhe adaptimin e tyre në rrjedhat moderne botërore.Me këtë rast u shkumbyen mendime për rolin e MPJ-së në përforcimin e skenës së re ndërkombëtare ekzistuese dhe sigurimin e saj për produktet e inovacionit, analizën e tregjeve të huaja dhe mbështetjen e startapve në realizimin e agjendave të tyre, rrjetizimin e kompanive inovative në partneritet në diaspor për investimin në startapet e Maqedonisë së Veriut, si dhe pozicionimin dhe promovimin e Republikës së Maqdonisë së Veriut si “startup” rajonal.