Osmani në takim me Vendi Sherman dhe aleatët për situatën në Afganistan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me ftesë të Vendi Sherman, Zv/Sekretar shtetëror i SHBA, mori pjesë në takim, përmes video lidhjes, kushtuar ngjarjeve në Afganistan. Në takim, përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, si dhe vende tjera mike nga rajone të ndryshme të botës, të gatshëm të sigurojnë strehim të përkohshëm për qytetarët e Afganistanit, jetërat e të cilëve janë në rrezik.Osmani ka informuar aleatët për procesin e evakuimit të shtetasve tanë në Afganistan, një pjesë e të cilëve tashmë kanë ardhur, me ç’rast shprehu falënderim për të gjithë vendet mike të cilët përkrahën përpjekjet tona në këtë drejtim.”Maqedonia e Veriut i ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe po presim që të pranojmë një pjesë të vogël të popullsisë paqedashëse të Afganistanit, veçanërisht gra dhe fëmijë, si dhe përfaqësues të organizatave humanitare që në 20 vitet e fundit, së bashku me aleatët e NATO -s, përfshirë edhe ushtrinë tonë, morën pjesë në ndërtimin e proceseve demokratike në atë vend. Duke u nisur nga parimet e solidaritetit dhe humanizmit, si jashtëzakonisht të rëndësishme në këto kohë të vështira për qytetarët e Afganistanit, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këta njerëz,” theksoi Osmani.Në mbledhje u shqyrtua situata momentale e sigurisë në Afganistan dhe u riafirmua bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përpjekjet e përbashkëta për tejkalimin e sfidave aktuale, si dhe zvogëlimin e rrezikut të paraqitjes së krizës së re humanitare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…