Osmani në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s kushtuar marrëdhënieve të Aleancës me Rusinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Jashtëm, e cila u mbajt përmes video-konferencës. Takimi u fokusua në grupimin ushtarak rus rreth kufirit me Ukrainën, si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane. Takimi i jashtëzakonshëm u mbajt në prag të Këshillit të dakorduar më parë, NATO-Rusi, dhe takime të tjera në formate të ndryshme, me qëllim për të mos lejuar përshkallëzimin e krizës dhe për të gjetur një zgjidhje me mjete komunikimi joushtarake, fillimisht diplomatike. Ministri Osmani ritheksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresën për zgjidhje paqësore të situatës në dhe rreth këtij vendi. Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe kohezionit mes aleatëve, si një mjet i fortë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera partnere.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…