Osmani në vizitë dyditore në Uashington: Prezantimi para Komisionit të Helsinkit

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot dhe nesër (27-28 shkurt) do të jetë në Uashington për vizitë dyditore.

Shkaku i vizitës është prezantimi i tij i nesërm në Komisionin e Helsinkit në Uashington, ku ai do të trajtojë temën “Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”.

Në kuadër të agjendës së tij, sot ai gjithashtu do të takohet me Derek Shole, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të Sekretarit Shtetëror Entoni Blinken në administratën e Presidentit të ShBA-së Xhozef Bajden.

Gjithashtu është i paraparë një takim me Ndihmësadministratoren e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Erin Mekki.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…