Osmani nga Gjeneva: Bashkëpunimi multilateral, kyç në realizimin e të drejtave të njeriut

Në kuadër të ngjarjes së nivelit të lartë për shënimin e 75 Vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi një sërë takimesh bilaterale me shefat e organizatave dhe agjencive më të rëndësishme ndërkombëtare: Drejtorët e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ejmi Poup dhe Tedros Adhanom, Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, si dhe me Komisionerin e Lartë për Refugjatët, Filipo Grandi.

“Bashkëpunimi multilateral është dëshmuar të jetë kyç në realizimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Pikërisht ky bashkëpunim është bërë parakusht për misione të suksesshme komplekse paqeruajtëse, siç ishte evakuimi i fundit i realizuar me sukses i civilëve nga Gaza. Në emër të Ministrisë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, një falënderim të madh për solidaritetin, bashkëpunimin dhe ndihmën kur kemi pasur më së shumti nevojë, përkatësisht gjatë evakuimmit të qytetarëve tanë nga Gaza, strehimit të tyre të përkohshëm dhe kujdesit shëndetësor në Egjipt dhe kthimin e tyre në vend”, tha Osmani në takim me Drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, Poup.

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi se organizatat multilaterale janë të rëndësishme kur u shërbejnë njerëzve, kur janë shkaktarë të ndryshimeve pozitive në jetën e tyre. Ky ishte pikërisht qëllimi i kryesimit të sivjetshëm të Maqedonisë së Veriut me Organizatën.

“Dimensioni njerëzor ishte në fokus të kryesimit tonë. Njerëzit, pavarësisht se kush janë apo ku jetojnë, të gjithë kanë nevojë për të njëjtat të drejta themelore – paqe, mbrojtje, siguri dhe prosperitet” tha Osmani.

Temat e bisedës ishin përshtatja e organizatave multilaterale me sfidat aktuale të njerëzve si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave në rrethanat e reja gjeopolitike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…