Osmani nga Mynihu: Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin për Europë ose për Rusi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mbajti fjalim në panelin “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Aleancën Transatlantike”.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj ndikimeve hibride të vendeve të treta që minojnë stabilitetin e rajonit, si dhe përpjekjet për të ndërtuar rrugë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Njëherit, mbështetja nga SHBA-ja dhe BE-ja është e një rëndësie kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohemi” tha Osmani, duke theksuar se zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të madh ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin.

Në fjalën e tij, Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e proceseve të reformave, si dhe zbatimin e parimit qasje graduale që duhet të bazohet në merita.

“Zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të rëndësishëm ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin. Koncepti “Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë” është plotësues i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situatës ekonomike dhe të sigurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e qëndrueshmërisë dhe ballafaqimin ndaj sfidave të përbashkëta”, theksoi Osmani

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Osmani realizoi edhe takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…